Ekonomia, INSTAT kalon në varësi të qeverisë

Jan 30, 2012 | 12:15
Komisioni i Ekonomisë

TIRANE- Komisioni i Ekonomise miratoi vetem me votat e maxhorances kalimin e Institutit te Statistikave ne varesi te Keshillit te Ministrave.

Mbledhja e sotme u shoqerua me debate mes deputeteve te opozites qe e kundershtuan fort nje gje te tille dhe atyre te maxhorances, sipas te cileve kalimi eshte i nevojshem.

Sipas deputeteve socialiste ky kalim do të thote perqendrimi i INSTAT-it ne duart e kryeministrit. Ata kerkuan rishikim te ligjit per statistiakt, duke deklaruar se ne formen qe propozohet nuk garanton pavarësi dhe transparencë për publikimin e të dhënave.

 

© Panorama.al

Te lidhura