Pr/buxheti, debate në Komisionin e Ekonomisë

Nov 9, 2011 | 12:06
Ridvan Bode, ministri i Financave

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë ka nisur diskutimin e projekt buxhetit të shtetit për vitin 2012. Diskutimi vjen një ditë pas prezantimit të tij nga vetë ministri i Financave, Ridvan Bode në Konferencën e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit, ministri Bode ka deklaruar se hartimi i buxhetit ka marrë në kondideratë potencialet e ekonomisë dhe padyshim sipas tij është marrë parasysh edhe ndikimi nga kriza.

Ai ka përsëritur se falë reformave të ndërmarra me shumë kujdes vendi ka shënuar rritjen ekonomike më të lartë në rajon.

Bode theksoi se rritje ekonomike parashikohet sërish vitin tjetër, krahas rritjes së pagave dhe pensioneve, qëndrueshmëri makroekonomike dhe investime në infrastrukturë, arsim dhe shendetesi.

Opozita ka argumentuar se edhe vite të tjera qeveria ka prezantuar buxhet konservator, por në fund draftet nuk kanë rezultuar aq optimistë sa i ka prezantuar fillimisht.

Deputetja e PS-se, Mimi Kodheli ka thene se ne hartimin e pr/buxhetit 2012  qeveria nuk ka patur aspak në vëmendje krizën në eurozonë, ndryshe nga sa ka garantur ministri Bode.

Sipas tij, plani i të ardhurave nuk pritet të realizohet vitin e ardhshëm sipas parashikimeve të qeverisë, nderkohe qe borxhi mbetet shume shqetesues.

© Panorama.al

Te lidhura