“Tirana”, Kolegji rrëzon padinë e pensionistëve

Jul 8, 2011 | 15:11

Pas rrëzimit të kërkesë padisë së Partisë Socialiste, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar edhe kërkesën e depozituar nga Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve, me argumentimin si të pabazuar në ligj.

Pensionistët kërkonin nëpëmrjet padisë së tyre pavlefshmëri të procesit dhe pezullim të procesit të shpalljes së rezultatit deri në shpalljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për një kërkesë të depozituar prej tyre.

Sipas saj, në tabelat e rezultateve duket qartë se ka mospërputhje. Në tabelë jepet si e dhënë: numri i zgjedhësve që kanë votuar: 256 507 persona, ndërkohë jepet po ashtu si e dhënë: fletë votimi të gjetura në kuti: 257 377 fletë, pra mungojnë 870 fletë votimi.

“Kërkojmë shfuqizimin e Vendimit Nr. 827, datë 2.6.2011 të KQZ-së dhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Vendimit Nr. 711, datë 23.5.2011 të KQZ-së. Shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në zonën zgjedhore Bashkia Tiranë, për shkak të shkeljeve të ligjit dhe përsëritjen e tyre”.-thuhej në kërkesën e Partisë së Pensionistëve.

 

© Panorama.al

Te lidhura