Kolegji rrëzon PD-në për Shalën

Sep 10, 2011 | 12:06

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar dje kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve në komunën Shalë të qarkut të Shkodrës. Trupa gjykuese me relatore Entela Priftin nuk ka pranuar argumentet e PD-së për zgjedhjet e zhvilluara në këtë komunë, ku fitues nga KQZ-ja u shpall kandidati i Partisë Socialiste me dy vota më shumë se kandidati i PD-së. Sipas demokratëve, në zgjedhjet e zhvilluar më 21 gusht nuk kishin mundur të votonin 13 persona për shkak të gabimeve me shkronjat e emrave dhe mbiemrave, ndërkohë që probleme janë regjistruar edhe me dy persona, të cilët kanë marrë pjesë në votim. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e PS-së i hodhën poshtë këto pretendime dhe i kërkuan Kolegjit të rrëzojë kërkesën e PD-së.

© Panorama.al

Te lidhura