Kodi rrugor, debate PS-PD në Komisonin e Ligjeve

Sep 14, 2011 | 10:48

TIRANË- Debate mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve.

Opozita ka kundërshtuar disa pjese te projektligjit për Kodin Rrugor duke deklaruar se duhet të miratohet një ligj që lufton korrupsionin e jo thjesht një ligj sa për numër.

Sipas deputetëve socialistë ka shumë korrupsion në dhënien e patentave dhe kjo duhet të luftohet përmes një ligji që e eleminon dhe dënon korrupsionin.

Nga ana e saj, mazhoranca e ka quajtur një taktitë tërheqjeje argumentin e opozitës. Sipas saj opozita të orientohet në rrugën e saj politike, pasi ka deklaruar se pd të votojë ligjet në Kuvend.

Pas shume debatesh projektligji u miratua, duke marre parasysh edhe disa nga propozimet e dhena  nga opozita.

 

© Panorama.al

Te lidhura