TIRANE- Heqja e TVSH-se per produktet bazë ushqimore, sipas deputetes socialiste Mimi Kodheli eshte e vetmja rrugë për lehtësimin e barrës së rëndë fiskale, që rëndon mbi çdo qytetar shqiptar.
Gjate nje konference per mediat, Kodheli ka deklaruar se opozita do paraqes në Parlament një nismë të re javen e ardhshme qe synon clirimin e barres fiskale mbi qytetaret.
“E pamë të rëndësishme që heqja e TVSH-së, të ilaçeve të ishte nismë e pjesës së parë që ne do të prezantojmë javën që vjen në parlament. Do të luftojmë në parlament që ky çlirim që i bëhet barrës fiskale, të ndodhë që sot. Të shohim sesi do të reagojnë oborrtarët e pushtetit”, tha ajo.
Sipas Kodhelit, opozita ne Kuvend percjell e do te percjelle zerin e qytetareve dhe interesi i tyre do te jete ne qender te punes se saj.
© Panorama.al











