KLSH, PD rrëzon kandidaturën e Sali Shehut

Nov 1, 2011 | 11:27
Komisioni i Ekonomise

TIRANE- Rrezohet kandidatura e Sali Shehut, propozuar nga presidenti Topi per kreun e KLSH-se.

Demokratet ne Komisionin e Ekonomise kane votuar kunder kandidatures se tij, duke e cilesuar ate te papershtatshme, argumentuar me faktin se nuk permbush kriteret profesionale per postin ku propozohet. Nderkohe, deputetet socialiste, te pranishem ne mbledhjen e komisionit, nuk pranuan te jene pjese e votimit.

Ne fakt, rrezimi i tij nuk ka qene asfare surprize, pasi vetem nje dite me pare, kryeministri Sali Berisha e cilesoi kandidaturen te papershtatshme, madje akuzoi kreun e shtetit se kishte anashkaluar konsultimin me Kuvendin per zgjedhjen e kandidatures.

Vete Shehu, i pranishem ne mbledhjen e komisionit ka deklaruar se KLSH-ja duhet të jetë i pavaruar nga qeveria, duke e akuzuar kete te fundit se madje edhe e ka eklipsuar KLSH-ne.

“KLSH-ja duhet të jetë i pavarur nga qeveria, dhe se roli i saj është të rrisë rolin auditues dhe të dërgojë shkelësit para drejtësisë” ka theksuar Shehu.

Sipas Shehut, qeveria nuk mund të ketë edhe ekskluzivitetin e menaxhimit të të ardhurave dhe kontrollin e tyre. Ai ka premtuar reformim te plote te KLSH-se, ne perputhje me standardet e BE-se, pavaresine e KLSH-se nga politika ne forme dhe permbajtje dhe lufte pa kompromis kundër korrupsionit, ne te gjitha nivelet e shfaqjes se tij.

© Panorama.al

Te lidhura