TIRANË- Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj duke kërkuar në punën e tij mbështetjen e Prokurorisë, qeverisë dhe cdo institucioni që vepron në luftën kundër korrupsionit ka garantuar se nuk do të ketë as auditime formale e as gjetje shkelësish pa ndëshkimin përkatës.
Gjatë analizes se punes per KLSH dhe objektivat per kete vit, Leskaj ka bërë me dije se lufta kundër korrupsionit do të vijojë me efikasitet. “Nuk mund të pretendojmë se luftojmë me efikasitet korrupsionin dhe nuk propozojmë largimin nga puna dhe kallëzim në prokurori për shkelësit e ligjit”- tha ai.
Sipas tij, korrupsioni nuk është as i kuq e as blu, ai ka vetëm një ngjyrë, të zezë dhe për këtë do të luftohet në cdo bashki e komunë, pavarësisht nëse drejtohet nga socialistët apo demokratët.
“Auditimet e subjekteve deri tani duhet të pranojmë se kanë qenë formale, nuk janë përgatitur sipas kërkesave të manualit përkatës, ndërkohë që ne do të bëjmë auditiumet e performancës krahas asaj financiare. S’ka kontroll pa ndëshkim, do të jemi rigorozë e striktë, do të largojmë hijen e kontrollorit gjobëvënës”- tha Leskaj.
© Panorama.al











