Tre emigrantë të paligjshëm nga Sudani janë shoqëruar nga Policia Kufitare në segmentin rrugor Korçë – Dardhë.
Sipas të dhënave zyrtare, ata kishin kaluar kufirin tokësor nga Greqia me qëllim për t’u larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Emigrantët janë dërguar në Qendrën e Përkohshme të Emigrantëve në PKK Kapshticë, ku i janë kryer kontrolle mjekësore.
Gjendja e tyre shëndetësore rezultoi pa probleme, ndërsa më tej, ata do t’i nënshtrohen intervistave dhe procedurave të tjera ligjore sipas rregullave në fuqi.
© Panorama.al












