KiE: President konsensual, të pranueshëm nga palët

Jun 5, 2012 | 13:57

Keshilli i Europes vlereson nje ndryshim pozitiv te situates politike ne muajt e fundit ne vendin tone.

Ne raportin e misionit te vezhguesve qe vizituan Shqiperine nga datat 2-4 prill jepet nje panorame e gjendjes politike ne vend.

Raporti terheq vemendjen per zgjedhjen e presidentit te ri te vendit, duke theksuar se ai do te sherbeje per normalizimin e metejshem te situates. Sipas raportit keto zgjedhje nuk duhet te behen burim konfliktualiteti dhe per tensionimin e situates.

“Zgjedhjet presidenciale duhet luajnë një rol të rëndësishëm duke normalizuar klimën politike në Shqipëri. Kështu është e rëndësishme që këto zgjedhje të mos bëhen një burim tensioni dhe ta çojnë politikën në një rrugë pa krye. Forcat kryesore politike duhet të përpiqen të arrijnë një marrëveshje konsensuale dhe të pranueshme nga të dyja palët për kandidatin për president të vendit” thuhet në raport.

 

© Panorama.al

Te lidhura