KFOR: Porta në Jarinjë e gatshme për përdorim

Nov 9, 2011 | 12:06

Forcat paqeruajtëse në përbërje të KFOR-it kanë vendosur sot në mëngjes një pikë të re kontrolli për automjetet, në jug të vendkalimit kufitar 1, në afërsi të Jarinjës. Vendosja e kësaj pike, është bërë në mbështetje të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka njoftuar KFOR-i nëpërmjet një komunikate për opinion.

Në po të njëjtën komunikatë, paqeruajtësit kanë njoftuar se rruga dytësore e portës 1 është bllokuar, për të parandaluar shfrytëzimin e kësaj rruge për kalime të paautorizuara kufitare.

Forcat paqeruajtëse gjithashtu kanë bërë të ditur se porta në Jarinjë është teknikisht operacionale dhe e gatshme për përdorim.

Është konfirmuar gjithashtu se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, KFOR-i ka përdorur gazin jo vdekjeprurës, në përpjekje për të ndalur dy kamionë, të cilët “rrezikonin parametrat e sigurisë së pikës së re të kontrollit”.

Barrikadat në veri të Kosovës janë ngritur përfaqësues të komunitetit serb atje, në shenjë kundërshtimi me vendosjen e policëve dhe doganierëve kosovarë në dy vendkalimet kufitare me Serbinë.

© Panorama.al

Te lidhura