Këshilli:Minatorët ushqehen me listë, ndihmojini

Sep 14, 2011 | 16:59
Momenti i daljes nga greva e urisë së minatorëve

BULQIZE- Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Sindikal në Bulqizë u konludua se nuk do të ketë kthim në punë deri në përmbushje të kërkesave të minatoreve,ata  do të vazhdojnë protestat, ndërkohë që nuk do të ketë më grevë urie.

Këshilli Sindikal ka lëshuar alarmin për gjendjen ekonomike të minatorëve të cilët kanë rreth 75 ditë që nuk punojnë dhe nuk marrin para.

Këshilli në fund të mbledhjes ka lëshuar një thirrje për të gjithë biznesmenët në Shqipëri që të ndihmojnë minatorët, pasi pre ditësh ata po ushqehen me listë, duke shtuar se, tashmë askush nuk po u jep me ushqime me listë.

Ata kanë kërkuar hapjen e një numri llogarie për minatorët e Bulqizës, në mënyrë që të gjithë ata që kanë mundësi të mund t’i ndihmojnë.

© Panorama.al

Te lidhura