“Kërkojmë largimin e Ballukut”- Protesta e PD-së të hënën para kryeministrisë, Këlliçi: Nuk do bëjmë vetëm një ecje në bulevard! Të vidhen 50 mln euro ditën për diell…

Nov 12, 2025 | 21:18

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ishte mbrëmjen e sotme në “Oponencë” teksa foli mbi protestën e opozitës të hënën para kryeministrisë.

kellici

Këlliçi thekson se PD-ja kërkon largimin e Ramës dhe Ballukut.

Demokrati paralajmëron se protesta nuk do jetë më vetëm një ecje në bulevard, teksa pritet të ndiqet shembulli i protestave para bashkisë për largimin e Erion Veliajt.

Më tej shtoi se Balluku mbetet një peng i Edi Ramës dhe ka zbatuar urdhërin e tij për vjedhjen e 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë.

Belind Këlliçi: PD para dy orësh ka marrë vendimin që të hënën të mbahet protesta e parë me moton e largimin e Ballukut dhe Ramës. Duke qenë se vijë nga një eksperiencë nga organizimin i një protestë për 44 javë në bashki, është linçuar në media pa fund. Janë numëruar çdo protestues. Është bërë profili i folësve. Kam personalisht dhe ekipi, mund të them se kemi eksperiencë goxha të vyer. Përsëritje e protestës para MIE do ishte eficiente.

Nuk është një çështje që prek vetëm Balluku. Ka shkelur ligjin, ka dhënë urdhër vartësin për të anuluar tenderin. Ka pritur në shtëpi turqit. Është përgjegjës për këtë procedurë. Por që ka zbatuar porosinë e Edi Ramës nuk ka diskutim. Prandaj protesta do zhvendoset te kryeministria. Nuk duhet të kemi një protestë vetëm ecje në bulevard. Duhet të reagojmë në proporcionalitet të plotë. Të vidhen 50 mln euro në ditën për diell, ky e merre nesër në takimin me qeverinë italiane. Fyerje më e rëndë për popullin shqiptar nuk ka. Është peng. Marrëdhënia më e fortë që mund të ekzistojë mes dy personave është në krim.

© Panorama.al

Te lidhura