TIRANE- Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet policore italiane ka vënë në pranga 15 shtetas shqiptarë të kërkuar në Itali.
Sipas policisë shtetasit e arrestuar janë; Astrit Abdullah Salihi, 33 vjeç, banues në Shkodër, për të cilin Prokuroria e Breshias, Itali, ka urdhëruar ndalimin, për veprat penale pjesëmarrje në organizata kriminale e finalizuar me kryerjen e krimeve për shkeljen e ligjit, për narkotikët, posedimin, transportimin dhe importimin e lëndëve narkotike, në Itali, Naim Hamza Dervishi, 50 vjeç, banues në Durrës, pasi për këtë shtetas Prokuroria e Leces, Itali, ka urdhëruar ndalimin, për veprën penale “Mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike”, Hektor Skënder Dumo, 35 vjeç, banues në Durrës, për të cilin Prokuroria e Leçes, Itali, ka urdhëruar ndalimin, për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike”, në Itali. Gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua pistoleta “Clok Automatik” të cilën e mbante pa leje, Gentian Myfit Abdyli, 37 vjeç, banues në Durrës, pasi për këtë shtetas Prokuroria e Shtetit Italian, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale të vrasjes, Ilia Lio Beci dhe Lefter Muhamet Aliu, përkatësisht 46 e 57 vjeç, banues në fshatin Radostinë e Zhupan, të rrethit Fier, pasi këta shtetas Gjykata e Milanos Itali, i ka dënuar me nga 12 vjet burg për trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të miturve dhe marrjes pjesë në organizata kriminale, Arben Ali Lamçja, 37 vjeç, banues në Elbasan, të cilin Gjykata e Apelit në Breshia Itali, e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostucioni”, Ferdinand Pali Dedja dhe Genti Pali Dedja, përkatësisht 34 e 38 vjeç, banues në Elbasan, për të cilët Prokuroria e Partos, Itali, ka urdhëruar ndalimin, për veprat penale “Vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje e shfrytëzim prostitucioni”, Myrteza Adem Toto, 49 vjeç, banues në Berat, të cilin Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 22 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale të “Krijimit të Organizatës Kriminale me qëllim, Mikel Myrteza Çuçaj dhe Altin Fejzi Liçaj, përkatësisht 38 e 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi këta shtetas Gjykata e Torinos Itali i ka dënuar me nga 14 vjet burg për shkelje të ligjit mbi narkotikët, Agim Avdulla Belba, 48 vjeç, banues në Kavajë, për të cilin Prokuroria e Republikës Italiane pranë Gjykatës Apelit Firence ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit, për shlyerjen e dënimit prej 4 vjet e 10 muaj burgim për veprën penal të vrasjes me dashje, Tarzan Muharrem Mullaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Milano e ka dënuar me 6 vjet burg, për favorizim emigracioni klandestin në rrethana rënduese, rekrutim femrash me qëllim prostitucioni, favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni me minorene, kërcënim/dhunë në rrethana rënduese, Ylli Preng Ndoi, 34 vjeç, banues në Laç, pasi Gjykata e Milanos-Itali e ka dënuar me 21 vjet e 10 muaj burg për “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Arratisje nga burgu i sigurisë lartë”. Në momentin e kapjes këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan një pistoletë “Zastava” me një krehër me fishekë, si dhe një pistoletë “Ekol” me një krehër me fishekë.
Polcicia e Shtetit do të hetojë pasuritë e këtyre shtetasve, duke konkluduar sipas rastit dhe me sekuestrimet e tyre në përputhje me aktet ligjore.
© Panorama.al











