Kërkohej për trafikim droge, kapet në arrati shkodrani i dënuar! Ja sa burgim duhet të vuajë

Mar 18, 2026 | 15:18

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge është arrestuar sot (18 mars) gjatë një operacioni në Shkodër.

shkoder arrestim

Policia vendore bëri me dije se vuri në pranga gjatë aksionit ë koduar “Buna”, E.H., banues në Shkodër, i cili ishte i dënuar në mungesë me 4 vjet e 8 muaj burgim.

“I ndaluari, pjesëtar i një grupi kriminal që ka shitur lëndë narkotike, u kap gjatë kontrolleve dhe informacioneve në rrugë operative”, thanë burime zyrtare.

Pas prangosjes, veprimet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për procedura të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë Shkodër:

Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted 2”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim:

-E. H., 48 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”.

© Panorama.al

Te lidhura