KE: Ashpërsim rregullash për vizat Shengen

May 24, 2011 | 14:05

Komisioni Evropian ka propozuar ashpërsimin e rregullave për vizat Shengen, por ka abstenuar ndaj propozimit kontradiktor që të zgjerojë kontrollin kufitar në zonën e lirë kufitare brenda bllokut.

Duke reaguar ndaj valës jonormale të kërkesave për azil nga shtetasit e Serbisë dhe Maqedonisë, pasi levizjes ne zonën Shengen pa viza, Komisioni Evropian tha se duhet të ekzistojë mundësia e ri-paraqitjes së lejeve të udhëtimit në kohën kur abuzohet sistemi.

“Duhet të ndërmarrim masa për t’u siguruar se marrëveshjet për liberalizim vizash nuk po abuzohen. Për këtë arsye sot po propozoj paraqitjen e një klauzole për raste përjashtuese dhe shumë strikte”, tha në një deklaratë Komisionerja për Punë të Brendshme e BE-së, Sesilja Malmstrom.

Reforma, që mori mbështetje politike nga ministrat e brendshëm të BE-së në dhjetorin e kaluar, kur u hoqën vizat për Shqipërinë dhe Bosnjen- duhet të aprovohet nga qeveritë e BE-së dhe Parlamenti Evropian.

Sipas Malmstrom “klauzola nuk është e drejtuar ndaj një vendi specific. Ky paragraf është për të ardhmen. Është atje për të na sigururuar se nëse ka dicka urgjente ekziston mundësia qe në mënyrë të përkohshme ta pezullojme liberalizimin e vizave”.

 

 

Sot drafti i KE: Shkupi e Beogradi, regjim vizash

Komisioni Evropian sot pritet të vendos për aplikimin e mekanizmit për pezullimin e përkohshëm të liberalizimit të vizave për vende të caktuara, edhe ate siç thuhet në situata të jashtëzakonshme.

Deutsche Welle raporton se kjo masë që pritet të miratohet nuk do të thotë  rikthimi i regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë dhe Serbisë.

Martin Grabjec, zëdhënësi i KE-së theksoi se aplikimi i kësaj mase nënkupton vetëm plotësim të rregullativës aktuale të BE-së për çështjen e liberalizimit të vizave dhe kjo nuk nënkupton kthimin e regjimit të vizave.

“Kjo nuk do të thotë se menjëherë do të aplikohet detyrimi që qytetarët e Serbisë apo Maqedonisë të kenë viza në rast se udhëtojnë në BE, por do të krijohet mundësi për rikthimin e vizave për disa vende por në situata të jashtëzakonshme”, deklaroi Grabjec, cituar nga INA.

Këshilli i ministrave të BE-së më 9 dhe 10 qershor në Luksemburg pritet të miratojë propozimin e Komisionit Evropian, të propozuar nga evrokomisionerja për punë të brendshme dhe drejtësi, Malmstrom.

Kjo e fundit këtë propozim për aplikimin e mekanizmit për pezullim të mundshëm të liberalizimit më 12 maj ia dorëzoi të gjithë ministrave të brendshëm të BE-së.

Malstrom ka paralajmëruar se vizat në të ardhmen mund të rikthehen për disa vende me procedurë të shpejt, nëse rast se liberalizimi i vizave shkakon parregullësi dhe përmasa të mëdha të azilkërkuesve dhe keqpërdorimeve të tjera, që rrezikojnë stabilitetin e vendeve anëtare.

BE që nga fillimi i këtij viti ka aplikuar mbikqyrje të rreptë të zbatimit të liberalizimit të vizave, ndërsa edhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë ftuar që të shtojnë masat nëpër pikat kufitare për të parandaluar fluksit e madh të qytetarëve që keqpërdorin liberalizimin për qëllime të tjera, siç është problemi i azilkërkuesve.

© Panorama.al

Te lidhura