KiE, Jagland: Letër “Venecias” për zgjedhjet

Sep 1, 2011 | 19:47

Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së, Thorbjørn Jagland i ka shkruar një letër kryetarit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio ku i ka kërkuar një opinion mbi përmirësimet e mundshme që duhen bërë në legjislacionin shqiptar për zgjedhjet.

Në letrën drejtuar Komisionit të Venecias, Jagland shkruan se “Ju jeni padyshim në dijeni të situatës në Shqipëri pas zgjedhjeve lokale në veçanti të polemikave në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Unë kam ndjekur situatën nga afër dhe e kam adresuar këtë çështje tek autoritetet shqiptare, por unë mendoj se Këshilli i Evvropës duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Shqipërinë në shmangien e përsëritjeve të situatave të ngjashme në të ardhmen”

Faksimile e letrës së Thorbjørn Jagland

Më tej, Jagland kërkon nga Komisioni i Venecias një opinion lidhur me përmirësimet që mund të bëhen në legjislacionin shqiptar lidhur me zgjedhjet, duke patur parasysh edhe praktikën dhe përvojën e kohëve të fundit në Shqipëri.

Letra që mban datën 24 gusht i është dërguar kreut të Komisionit të Venecias, Gianni Buquiçhio, dhe një kopje e saj përfaqësues së Shqipërisë në Këshillin e Evropës, Margarita Gega.

© Panorama.al

Te lidhura