Kate Moss, “Po” një muzikanti!

Jul 3, 2011 | 10:00

Një nga emrat më të njohur të pasarelave ka vënë kurorë. Bëhet fjalë për modelen Kate Moss, të cilën më parë e kami parë në krahët e Johnny Depp, Mario Sorrenti e Pete Doherty. Edhe pse dasma e Princit të Monakos ia rrëmbeu disi vëmendjn dasmës së saj, ajo i ka thënë “Po” në altar,muzikantit Jamie Hince. Pak minuta përpara se ora të shënonte 16.00, Kate Moss mbërriti përpara kishës me një “Rolls Royce” me ngjyrë argjendi. Bashkë me të qe edhe i ati Peter dhe e bija Lila Grace. Nusja mbante të veshur një fustan të stiluar nga miku i saj John Galliano dhe fytyrën ia mbulonte një vello. Këpucët e dizenjuara nga Christian Louboutin kishin shollën ngjyrë blu, vendosur me kast nga stilisti për t’i sjellë fat modeles-nuse. Sipas faqes angleze “Grazia” që ndiqte direkt  dasmën, shoqërueset e nuses, mes të cilavem ish-gruaja e aktorit Jude Low, Sadie Frost, veshën fustane të stilistëve të ndryshëm nga Stella McCartney tek Erdem. Ndërsa dhëndri, Jamie Hince, dhe dëshmitarja e tij Alison Mosshart, veshin të dy kostume nga YSL. Mes të ftuarve: Bryan Ferry, Daphne Guinness, Philip Treacy, Naomi Campbell, Jade Jagger e Anna Wintour. Pas ceremonisë në kishë, vijuan festimet me muzikë nga të ftuarit e Kate: Iggy Pop, Beth Ditto, Snoop Dogg e Carl Barat.

© Panorama.al

Te lidhura