Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që i detyron televizionet të pranojnë kasetat e kandidatëve.Pas një mbledhjeje prej rreth dy orësh, pesë anëtarët e trupit gjykues vendosën të pranojnë ankimimin e Partisë Soçialiste teksa e çilësuan vendimin e KQZ-së si të pabazuar në ligj.
Argumentet
Përfaqësuesi i PS-së në Kolegj, Eno Bushi, argumentoi se Vendimi Nr. 460 i KQZ-së është i pavlefshëm për dy arsye, së pari sepse ka vendosur mbi një propozim të Bordit dhe jo mbi një vendim të këtij instituçioni dhe, së dyti, akti duhet të ishte normativ për shkak se shtrihet në të gjithë vendin. “Katër anëtarë të Bordit të Monitorimit të Mediave iu drejtuan KQZ-së me propozim dhe KQZ mori në shqyrtim propozimin e tyre dhe jo raportin, siç e përçakton Kodi Zgjedhor. KQZ ka shkelur nenin 85 të Kodit, teksa ka marrë në shqyrtim një propozim të Bordit, i çili, nga ana e tij, nuk ka marrë një vendim, por e kanë firmosur katër anëtarë. KQZ nuk është kompetent për të ndryshuar përçaktimet e vendosura në Kod dhe as mund t’u imponojë mediave vendimet”, u shpreh Bushi. Në të njëjtën kohë ai theksoi se për nga vetë natyra e aktit, ai duhet të merrte pesë vota, pasi vendimi i miratuar në KQZ shtrihet në të gjithë vendin. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbrojtën vendimin e votuar nga katër anëtarë me argumentin se qytetarët kanë të drejtë të mirinformohen përpara se të shkojnë në kutinë e votimit. Sipas Ana Tenollarit, drejtoreshë në KQZ, vendimi nuk i shtrin efektet në të gjithë vendin për shkak se prek 15 televizione dhe 2 radio. “KQZ ka zbatuar Kodin Zgjedhor në miratimin e Vendimit Nr. 460. Votuesi ka të drejtë të mirinformohet në fushatën elektorale. Nëse mediat nuk e realizojnë këtë qëllim, zgjedhësi nuk mund të jetë i mirinformuar. Kodi Zgjedhor parashikon se një anëtar i Bordit ka të drejtë t’i propozojë KQZ-së masa administrative, ndërsa në këtë rast kanë qenë katër anëtarë që e kanë bërë propozimin. Përsa i përket pretendimit se akti shtrihet në të gjithë vendin dhe, si i tillë, duhet të miratohet me pesë vota, kujtojmë që monitorimi bëhet për 15 televizione dhe dy radio”, tha përfaqësuesja e KQZ-së.
Gjatë administrimit të provave, përfaqësuesit e KQZ-së paraqitën pranë trupit gjykues proçesverbalin e mbledhjes për qendrat e votimit për Kamzën, në vend të proçesverbalit të mbledhjes për kasetat. Në fund, pesë anëtarët vendosën të pranojnë ankimimin e PS-së duke anuluar vendimin e KQZ-së.
Rrëzohet edhe Vangjush Dako
Në mbledhjen e tretë brenda ditës së djeshme, Kolegji nuk ka pranuar një kërkesë ankimore të Bashkisë së Durrësit lidhur me regjistrimin e 82 të paraburgosurve në listën e votimit. KQZ kishte pranuar me pesë vota pro, përfshi edhe atë të Artan Lazes, një kërkesë për të shtuar në listën e zgjedhësve të qytetit të Durrësit edhe 82 të paraburgosur. Emrat e tyre ishin dërguar në Bashki më 28 mars, afati i fundit për regjistrimin e tyre, por njësia vendore e kishte protokolluar letrën një ditë më vonë, duke e nxjerrë atë jashtë afatit.
Kamza, PS fiton 3 qendra votimi
Partia Soçialiste ankimoi në Kolegjin Zgjedhor një vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i çili kishte pranuar që të kthente në ambiente publike 22 qendrat e votimit në Bashkinë e Kamzës. Kolegji ka pranuar që nga 18 qendrat që ankimoi PS-ja në gjykatë, të kthehen 3 në ambiente publike, ndërsa 15 të tjerat do të qëndrojnë aty ku janë propozuar nga Bashkia e Kamzës. “Ne po i paraqesim para Kolegjit objektet alternative. KQZ thotë që qendra e votimit nuk mund të dalë nga blloku i banimit, por për rastin e Kamzës, nëse nuk bëhet kjo, atëherë çenohet e drejta për të votuar lirshëm”, tha përfaqësuesi i PS-së në Kolegj, Eridian Saliani. Ndërsa përfaqësuesja e KQZ-së theksoi se këto qendra janë përdorur edhe në vitin 2009. “Asnjë nga objektet e propozuara nuk është në shtëpi banimi, sikundër pretendohet. Të gjitha qendrat kanë qenë edhe në vitin 2009, dhe ky vendim për përçaktimin e qendrave të votimit në ambiente private nuk u ankimua në atë kohë. Ato plotësojnë edhe kriterin që janë brenda zonës së bllokut të banimit”, tha Dëshira Pasko, drejtoreshë Juridike e KQZ-së.
ADI SHKEMBI
© Panorama.al











