Kartoni i kuq dhe pezullimi me dy ndeshje, trajneri gati t’i tregojë vlerësimin Kristjan Asllanit

Feb 9, 2026 | 14:53

Eksperienca në Turqi filloi në formën më të keqe të mundshme për Kristjan Asllanin. Mesfushori u largua me karton të kuq pas disa minutave në debutim, ndërsa më pas u pezullua për dy ndeshje nga federata për ndërhyrjen e konsideruar të rrezikshme.

Screenshot 2026-02-09 140511

Kështu janë tri ndeshje që ka humbur kënaqësinë, t’i përjetojë plotësisht. Raportimet e fundit pranë Beshiktashit tregojnë se Asllani po projektohet titullar në sfidën e ardhshme.

Beshiktashi përballet me Basakshehir, të dielën e 15 shkurtit prej orës 18:00. Ky vendim i trajnerit Sergen Jalçin tregon vlerësimin nga ana e tij, ndërsa kujtimi që Asllani la me asistimin në sfidën e parë ishte i duhuri.

Beshiktashi regjistroi dy barazime në sfidat e fundit. Ekipi deri tani po i zhgënjen tifozët me ecurinë e tij.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura