Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar me një postim mbrëmjen e sotme (28 mars), pas mbledhjes së Asamblesë së PS në Njësinë Nr. 5 në Tiranë, por edhe takimit me grupin e deputetëve dhe kryeministrin Edi Rama, ku nuk munguan tensionet dhe debatet.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, ligjvënësi ka reaguar pas mbledhjes së degës së PS, që u zhvillua në Pallatin e Kongrese, pasi takimit të grupit në Pallatin e Brigadave.
“Forcimi i PS duke u hapur. Duke pranuar të majtë që duan të zhvillojnë idetë e tyre. Koha ikën dhe nuk kthehet, respekt gjithkujt për mundin dhe sakrificën. Karriget nuk janë kurrë qëllim, puna e punët vlejnë”, shkruan Braçe mes të tjerash.
Braçe shkruan se u zhvillua një mbledhje e qetë dhe mirë, ku u trajtuan shqetësimet e qytetarëve.
Kujtojmë se më herët u raportua për ‘përplasje në grupin parlamentar’ mes Elisa Spiropalit dhe kryeministrit Edi Rama.
“Respekti për mundin e sakrificën e gjithkujt në këtë organizatë, është jetik për të tashmen e të ardhmen; puna është thelbi ynë dhe për të folëm, secili dhe të gjithë bashkë, duke u përqendruar veçanërisht tani në të-koha ikën e nuk kthehet, ndaj vlen shumë tani”, shkruan deputeti socialist.
Reagimi i plotë në Facebook:
“PARTIA SOCIALISTE ESHTE SHTEPIA JONE;
EDHE E IMJA! PS5ESHTE THELBI, ORIGJINA!
Sot me Asamblenë e PS5 kemi bërë një mbledhje shumë të mirë-të qetë, duke folur për shqetësime qytetare dhe të vetë partisë në këtë njësi, sy me sy e me qellim të qartë zgjidhjen e tyre; respekti për mundin e sakrificën e gjithkujt në këtë organizatë, është jetik për të tashmen e të ardhmen; puna është thelbi ynë dhe për të folëm, secili dhe të gjithë bashkë, duke u përqendruar veçanërisht tani në të-koha ikën e nuk kthehet, ndaj vlen shumë tani.
FORCIMI I PS DUKE U HAPUR, PRANUAR, PËRFSHIRË TË MAJTË QË DUAN TË ZHVILLOHEN E ZHVILLOJNË IDETË E TYRE BASHKË ME PS, ishte një tjetër qëllim i mirë për të cilin folëm e do flasim edhe më tej!
KARRIGET NUK JANË KURRË QËLLIM, PUNA E PUNËT VLEJNË!”
© Panorama.al












