Karburant, biznese, troje dhe ndërtesa, pas vendimit të Gjykatës konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares! (LISTA)

Feb 23, 2026 | 14:27

Prokuroria e Fierit ka bërë sot (23 shkurt) konfiskimin e 10 pasurive që dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal dhe kanë burime të paligjshme, në pronësi të Saimir Taullaut, i njohur si rivali i Aldo Bares, kreut të “Bandës së Lushnjës”, dhe familjarëve të tij.

saimir taullau lushnje

Aksioni ka ardhur menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Fierit dhe bashkë me Policinë është bërë ekzekutimi.

Pronar i përkasin S.T., një person i proceduar më parë për krime. Pasuritë dhe asetet janë njësi shërbimi, karburant, ndërtesa, troje dhe godina.

“Kërkesa u bë bazuar në ligjin nr. 10192, datë datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe u pranua nga gjykata. Për rrjedhojë, u konfiskuan pasuritë e mëposhtme”, bën me dije organi i akuzës.

Mes sekuestrimeve janë 3 apartamente, 3 godina, një karburant dhe një tokë arë, bashkë me dy njësi shërbimi ekonomike.

Taullau ka qenë i hetuar edhe gjatë operacionit “Forca e Ligjit” nga OFL gjashtë vite më parë, po për pasuritë.

saimir taullau

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:

Me kërkesë të Prokurorisë Fier, konfiskohen 10 pasuri të shtetasit S.T., njësi shërbimi, karburant, godina, troje dhe ndërtesa.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u konfiskuan pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit S.T. dhe personave të lidhur me të.

Kërkesa u bë bazuar në ligjin nr. 10192, datë datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe u pranua nga gjykata. Për rrjedhojë, u konfiskuan pasuritë e mëposhtme:

  1. Pasuria nr. 4/1, z.k. 8572, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, e llojit “Godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambiente shërbimi;
  2. Pasuria nr. 4/2, z.k. 8572, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, e llojit “truall+ndërtesë”, me vlerë 9,724,582 lekë;
  3. Pasuria nr. 1/527, z.k. 8572, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, e llojit “Godinë e kombinuar 5 kate + karburant”, me vlerë 22,330,105 lekë;
  4. Pasuria nr. 3/1, z.k. 8572, në Plug, Lushnjë, e llojit “godinë ekonomike 1 kt + podrum”, me vlerë 2,297,520 lekë.
  5. Pasuria nr. 1/450, z.k. 8572, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, e llojit “njësi shërbimi 3 kate + rikonstruksion karburanti ekzistues + pikë gazi”.
  6. Pasuria nr. 104/44, z.k. 3268, në Savër, Lushnjë, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 15.323 m2;
  7. Pasuria nr. 857/28, z.k. 2087, në Karbunarë të Poshtme, Lushnjë, e llojit “arë”;
  8. Pasuria nr. 151/2+1-10, z.k. 3266, në Sauk, Tiranë, e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 128 m2;
  9. Pasuria nr. 102/22+1-6, z.k. 3266, në Sauk, Tiranë, e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 96.17 m2;
  10. Pasuria nr. 104/81+2-21, z.k. 3292, në Selitë, Tiranë, e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 105.57 m2.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale”.prokuroria fier vendimi

© Panorama.al

Te lidhura