Kapshticë, kapen 4 klandestine në një kamion

Nov 27, 2011 | 11:10
Foto Ilustruese

Katër klandestinë u kapën në bordin e një kamioni mëngjesin e sotëm në pikën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë, në Kapshticë.

Mësohet se kamioni po vinte nga Greqia për në Shqipëri, dhe se klandestinët kishin për destinacion final Italinë. Katër shtetasit e huaj janë 3 afganë dhe 1 pakistanez

Policia njoftoi se ka vënë në pranga shoferin e kamionit, shtetasin malazez, Slavko Pekuliç. Ende nuk ka të dhëna lidhur me itinerarin që katër klandestinë kanë ndjekur për të ardhur deri në Shqipëri. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

© Panorama.al

Te lidhura