Kapiteni Muriqi beson te fitorja kundër Turqisë: Do jetë lumturia më e madhe e Kosovës pas Pavarësisë

Mar 30, 2026 | 13:57

Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi u shfaq krah trajnerit Franko Foda në konferencën për mediat në prag të duelit të nesërm me Turqinë.

MURIQI

Ai tha se ka besim se ekipi i tij do ia dalë të gëzojë shqiptarët, duke thënë se kjo do ishte arritja më e madhe pas Pavarësisë.

“Kam kënaqësinë që jam kapiten në këtë sfidë të rëndësishme, pra jemi në finale. Jam i qetë, kemi atmosferë jashtëzakonisht të shkëlqyer në kombëtare dhe shpresojmë shumë në sukses.

Turqia? Për kualitetin e Turqisë nuk flitet, duhet të bëjmë një lojë ekipore për të qenë më mirë se Turqia.

Goli? Gjithmonë kam thënë se nuk më intereson të shënoj gola, përderisa fiton ekipi. Jemi duke folur për shtetin, jemi në finale kështu që s’më intereson aspak kush shënon gola.

Pas Pavarësisë mund të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë. Nuk dua t’i bëj presion bashkëlojtarëve apo vetes, por besoj te fitorja dhe pastaj të festojmë në shesh”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura