Kapet me drogë funksionari i ministrisë së Brendshme

May 15, 2011 | 11:19

GJIROKASTER- Arrestohet me 75 kilogramë marihuanë një punonjës policie. Njoftohet se shtetasi Ervin Hysa me detyrë Inspektor Sigurie pranë ministrisë së Brendshme është arrestuar sot në Gjirokastër me 75 kg marihuanë.

Nga të dhënat e para mësohet se droga u gjet në bagazhin e makinës së tij, një Audi Q7. Ende nuk ka të dhëna se nga vinte dhe ku ishte destinacioni i drogës së kapur. Policia ka nisur hetimet.

© Panorama.al

Te lidhura