Kapet 10 kg drogë në autobusin Sarandë-Athinë

Nov 20, 2011 | 10:48
Foto Ilustruese

KAKAVIJË- Policia jugore ka bllokuar një sasi prej 10 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë  në autobusin e linjës Sarandë-Athinë. Sipas policisë, mësohet se drejtuesi i autobusit, shtetasi Pëllumb Danaj, ka kundërshtuar punonjësit e policisë për hapjen e kutisë gjatë kërkesës për kontroll, duke deklaruar se në këtë pako kishte pajisje elektrike dhe do t’i çonte në Athinë, sipas një porosie.

Por, gjatë kontrollit të ushtruar në autobus në mesnatë policia ka gjetur një kuti të madhe kartoni në formë katrore e mbështjellë me letër natriban ngjyrë të bardhë, ku në brendësi të saj futur ne mes të disa tabakëve gips, ndërkohë ndodhej një pako tjetër kartoni në formë katrore e mbështjellë me letër natriban ku brenda saj kishte lëndë narkotike marijuanë.

Policia ka venë në pranga drejtuesin e autobusit, ndërsa po punohet nga policia greke në Athinë për kapjen e shtetasit tjetër që do priste lëndën narkotike në Athinë.

© Panorama.al

Te lidhura