Kapelo: Spanja, skuadra më spektakolare në botën e futbollit

Nov 9, 2011 | 12:59
Fabio Kapelo, trajneri i Anglise

Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo, nuk ka ngurruar të thotë fjalët më të mira për kombëtaren e Spanjës, pavarësisht se gjendet para ndeshjes miqësore të së shtunës në Uembli, kundër “furisë së kuqe”. “Stili i futbollit të kombëtares spanjolle është fantastik. Ata spikasin në posedimin e topit, kanë shumë kualitet si individë dhe si grup. Asnjë ekip nuk i ka lojtarët që mbart në gjirin e saj Spanja, prandaj askush nuk mund të luajë si Spanja. Nuk është e vështirë të kuptohet se kombëtarja e Sapnjës është një përftim mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Pjesa më e madhe e ekipit përbëhet nga lojtarët e këtyre dy skuadrave. Dhe, kur ke të bësh në kombëtare vetëm me dy grupe lojtarësh, atëherë është më lehtë ta menaxhosh skuadrën. Spanja ka lojtarë që e njohin mirë njëri-tjetrin, ndaj edhe për këtë shkak është skuadra më spektakolare në botën e futbollit”, – ka thënë Kapello për gazetën “Marca”

 

 

© Panorama.al

Te lidhura