FIER- Policia e Fierit ka ndaluar shtetasin Pëllumb Myrtaj, ish-komisioner në zgjedhjet e vitit 2009 ne Ruzhdie. Arrestimi i tij eshte bere me akuzën e kanosjes dhe armëmbajtjes dhe eshte njoftuar gjate nje deklarate per shtyp.
Sipas policise, ndalimi i tij u be per shkak se pasditen e dates 3 janar ai ka qelluar me arme zjarri ne ajer per motive te dobëta, ne rrugen perpara baneses se nje shtetasi banor i fshatit Ruzhdie. Policia sekuestroi gezhoja dhe nje kreher automatiku.











