Kanosi dy persona, shpallet në kërkim 36-vjeçari! Ja çfarë iu gjet në banesë

Jan 31, 2026 | 15:33

Një 36-vjeçar në Shijak është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka kanosur 2 persona për motive të dobëta.

policia durres

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.I, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një mjet prerës (thikë) dhe dy radio policie.

Policia thotë se po punon për kapjen e shtetasit L. I, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme

© Panorama.al

Te lidhura