Kandidati i “PD-ASHM” denoncon në polici qytetaren për pengim të aktivitetit elektoral! 42-vjeçarja shoqërohet në komisariat: Më shqetësoi zhurma afër pallatit!

May 6, 2025 | 13:57

Kandidati për deputet i qarkut Tiranë, i koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Rivelino Çuno, ka denoncuar në polici se është penguar gjatë aktivitetit të tij elektoral në Shkozë, ditën e djeshme.

Screenshot_22

Për pasojë policia shoqëroi në komisariat, shtetasen Sh. S., 42 vjeçe, banuese në Shkozë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 42-vjeçarja deklaroi në polici se  ofendoi pjesëmarrësit në këtë aktivitet, pasi ishte shqetësuar nga zhurmat e krijuara afër pallatit ku ajo banon dhe se nuk e ka ditur arsyen e këtij aktiviteti.

Njoftimi i policisë

“Pasditen e djeshme, shtetasi R. C., 38 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik, ka njoftuar Policinë se ishte penguar gjatë aktivitetit të tij elektoral, në Shkozë.

Shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet për rastin dhe kanë shoqëruar në komisariat, shtetasen Sh. S., 42 vjeçe, banuese në Shkozë, e cila ka deklaruar se i ka ofenduar pjesëmarrësit në këtë aktivitet pasi ishte shqetësuar nga zhurmat e krijuara afër pallatit ku ajo banon dhe se nuk e ka ditur arsyen e këtij aktiviteti.”

© Panorama.al

Te lidhura