Kamionistët e Malit të Zi 48 orë në protestë, bllokohet kalimi nga pikat kufitare! Ja mjetet që lejohen dhe kur do hapet

Jan 25, 2026 | 11:00

Shoqata e Kamionistëve në Malin e Zi ka shpallur një protestë dyditore në vend, duke shkaktuar edhe frikë tek autoritetet për bllokimin e rrugëve dhe ndalimin e qarkullimit në pikat kufitare.

hani i hotit

Për këtë shkak, Policia Kufitare e Hanit të Hotit njoftoi se do të bllokohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për 48 orë, deri në mbarimin e afatit të protestës, që është ora 11:30 e datës 27 janar.

“Për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve apo incidente të mundshme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, nga Shqipëria në Malin e Zi, deri në përfundim të protestës.  Në akset rrugore që të çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Malit të Zi, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e vogla, automjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve”. 

Njoftimi i plotë i Policisë së Shkodrës:

“Autoritetet malazeze kanë njoftuar se më datë 26.01.2026, duke nisur nga ora 11:30, për një periudhë 48-orëshe, Shoqata e Kamionistëve të Republikës së Malit të Zi do të zhvillojë një protestë.

Për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve apo incidente të mundshme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, nga Shqipëria në Malin e Zi, deri në përfundim të protestës.

Në akset rrugore që të çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Malit të Zi, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e vogla, automjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve. 

Policia e Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë, për respektimin e periudhës së kufizimit të lëvizjes, me qëllim shmangien e bllokimit të rrugëve apo të incidenteve të mundshme”.

© Panorama.al

Te lidhura