Kaltrina Selimi, martesë të shpejtë edhe për dokumentet angleze

Jun 10, 2012 | 13:15

Kaltrina Selimi i ka dhënë fund beqarisë. Pas bashkëjetesës disamujore me Dritonin, ata kanë kurorëzuar lidhjen e tyre në Prishtinë javën që kaloi, në një ceremoni shumë të thjeshtë në prani të familjarëve. Shumë pak persona e kanë ditur që këngëtarja e njohur do të kurorëzohet, ndërsa ne realizuam një intervistë me të për të mësuar të rejat e Kaltrinës.
Pse vendose të martohesh  pa ndonjë ceremoni të madhe?
Gjithmonë kemi bërë plane me Dritonin dhe shpesh nuk na kanë dalë ashtu si i kemi menduar dhe planifikuar, kështu që një kohë nuk kemi diskutuar farë për martesën dhe ia kemi lënë gjithçka kohës. Dhe ky vendim për kurorëzim është marrë për një kohë shumë të shkurtër, saqë janë të paktë njerëzit të cilët kanë qenë të informuar.
Ishte vendimi juaj apo i Dritonit?
Ishte vendim i të dyve ne, natyrisht.
Do jetë rregullimi i dokumenteve në Angli shkak i kësaj martese?
Pas dy vitesh e gjysmë që ishim të fejuar, e kemi parë të udhës që të marrim edhe një hap përpara në lidhjen tonë. Kështu duke u kurorëzuar, sa u përket dokumenteve, pse të mos i rregulloj edhe ato kur e kam mundësinë?
Po ceremoni me të afërm dhe miq do të ketë?
Gjithçka që kaluam atë ditë ishte spontane, kështu që nuk besoj se edhe po të organizoj ndonjë ceremoni, që të jetë më e bukur se ajo ditë. Ka qenë ndër ditët më të bukura të jetës sime, përveç ceremonisë së kurorëzimit, ishim në një drekë me familjarët e mi dhe dëshmitarët.
Sa kohë ka që bashkëjetoni?
Për momentin nuk jemi bashkë, Dritoni është në Londër, por jetuam për 6 muaj bashkë.
Keni pasur probleme gjatë nxjerrjes së dokumenteve pas grabitjes që ndodhi në apartamentin tuaj?
Jo edhe shumë, përveç që na kanë marrë pak kohë, unë nuk kam pasur fare probleme ndërsa Dritonit i është dashur të shkojë në Londër dhe t’i rregullojë ato.
Ku do e kaloni muajin e mjaltit?
Nuk kemi mundësi të shkojmë diku për muajin e mjaltit, sepse ideja e kurorëzimit na erdhi shumë natyrshëm e shumë shpejt. Unë këtë kohë kam koncerte të aranzhuara të cilat nuk mund t’i anuloj.

BLERAND REXHEPI

© Panorama.al

Te lidhura