Kafshët “prenotojnë” 1 mijë vende në stadium

Sep 9, 2011 | 11:41

Personeli i stadiumeve, përveçse do kujdeset për mirëmbajtjen e kushteve të arenës, duhet të kujdeset edhe për kafshët. Për shembull, në arenën e CZ Jenës “Ersn-Abbe-Sportfeld”, tribuna G, është e prenotuar nga kafshët e vogla, si lepuj, mace apo kaproj, për shkak të të cilave lihen bosh një mijë vende. “Lepujt pushtojnë fushën. Ata ndihen si në shtëpinë e tyre, pasi natyra e ofruar i ngjan një pylli të dendur me gjelbërim dhe për këtë do të marrim masat e nevojshme për stadiumin”, nënvizoi drejtori i stadiumit, Gunar Poshman, ku është projektuar një investim prej 250 mijë eurosh.

© Panorama.al

Te lidhura