
Julio Iglesias, i cili ka qenë lojtar i Madridit para se të bëhej këngëtar i njohur, pranon se, megjithëse “Guardiola është një njeri i përsosur”, e tërheq gjithashtu “ceni” që ka Mourinjo”. “Guardiola është një trajner dhe ish-sportist klasik. Ai është një njeri i përsosur, por edhe “ceni” i Mourinjos, po ashtu, më tërheq mua. Në superegon e portugezit nuk shoh ndonjë dobësi, sepse është vetë natyra e qenieve njerëzore, që e bën sojin tonë të rrezikuarit më të mëdha në këtë drejtim,” – tha këngëtari. I pyetur për statusin e “ushtrisë së bardhë”, ku ka luajtur më parë, derisa një dëmtim ia ndërpreu herët karrierën, Iglesias beson se “Reali i Madridit është tani një ekip të madh.” “La Liga është e gjatë, duhet menduar e punuar për të çdo ditë, por Reali i drejtuar nga Mourinjo po luan një futboll të shpejtë dhe sulmues. Edhe në fazën difensive, është shumë më i fortë. Kristiano Ronaldo është një perlë në radhët e kësaj skuadre, Benzema ka filluar të luajënë mënyrë të përsosur, edhe Higuain, Ramos dhe Kaka e kanë përmirësuar shpejtësinë e tyre. Mos harroni, aty është edhe Alonso, me të vërtetë një mur …” Gjithsesi, këngëtari, që së shpejti do të nisë një turne me koncertet e tij, pranon se “Barcelona është ende një ekip i madh” dhe se “katër vitet e fundit janë nën shenjën e saj, cka do të thotë se katalanasit luajnë një futboll të përsosur”.











