Juglindja e vendit e izoluar prej shembjes së rrugës së Prrenjasit, Rama ironizon opozitën me pamjet nga Portugalia: Si ka mundësi që s’e kanë denoncuar në SPAK!

Feb 25, 2026 | 18:12

Pas situatës dramatike në juglindje për shkak të dëmtimit dhe bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim, por duke ironizuar opozitën. 

edi rama

Ai ka publikuar pamjet nga një rrugë e dëmtuar në Portugali, teksa thotë se i njëjti fenomen rrëshqitjeje ka ndodhur sikurse në Shqipëri.

Në një postim në X, Kryeministri thotë me ironi se opozita portugeze është në gjumë, por habitet se si opozita në vendin tonë nuk e ka denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit, duke iu referuar akuzave të bëra ditëve të fundit në lidhje me dëmtimin e rrugës Librazhd-Përrenjas dhe kaosin e shkaktuar për shkak të mbylljes.

“Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!”, shkruan Rama.

© Panorama.al

Te lidhura