Jorida Tabaku vizitë në një fermë në periferi të Tiranës: Respekt për njerëzit e punës! Mbajnë fshatin gjallë mes mungesës së subvencioneve dhe mbështetjes

Apr 28, 2025 | 14:20

Kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vizitoi një fermë familjare në fshatin Hekal të Tiranës, ku njohu nga afër sfidat e mëdha me të cilat përballet blegtoria dhe bujqësia në vend.

Gjatë vizitës, Tabaku tha se pavarësisht mungesës së subvencioneve dhe fondeve të AZHBR-së, fermerë si vëllezërit Sheshi kanë arritur të ndërtojnë me punë dhe mundësitë e tyre një biznes të qëndrueshëm.

“Respekt i jashtëzakonshëm për njerëzit e punës si Ylli dhe i vëllai, që çdo gjë e kanë ngritur nga zero,” u shpreh Tabaku.

Tabaku ka shprehur angazhimin se pas 11 majit, fokusi i Partisë Demokratike do të jetë te mbështetja konkrete për blegtorinë, bujqësinë dhe çdo qytetar që jeton dhe punon me ndershmëri në Shqipëri.

© Panorama.al

Te lidhura