Ish-presidenti i UEFA-s për 17 vite dhe kandidati për presidencën e FIFA-s në vitin 1998, Lenart Johanson, e akuzon këtë institucion se është i korruptuar. Saktësisht, ai akuzon Sep Blaterin se ka blerë votat gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 1998 nga 50 mijë dollarë, deri në marrëveshje të fshehta për të drejta televizive. “Blateri bleu nëpërmjet Xhek Uornerit votat e Oqeanisë. Ai i dha atij të drejtat televizive të Kupës së Botës për Trinidad & Tobagon, në edicionet e vitit 2002, 2006, 2010 dhe 2014 për vetëm 1 dollar dhe me llogari bëhen nja 50 mijë dollarë”, pohoi në një intervistë Johanson.











