Babai i lojtarit paraqiti romanin e tij të parë
Shkrimtari dhe sipërmarrësi Joan Pique, babai i Gerard Pique, lojtar i Barcelonës, prezantoi romanin e tij të parë, të titulluar “Dos Vidas”, në mesin e një pranie të madhe njerëzish e të ftuarish, mes të cilëve nuk munguan as lojtarë të ndryshëm të Barcelonës, ashtu sikurse qe e pranishme edhe partnerja aktuale e mbrojtësit katalanas, këngëtarja kolumbiane Shakira. Prezantimi i librit i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë, duke e mbushur plot e përplot me njerëz sallën e Shtëpisë së Librit, në zemër të Barcelonës. Sidomos ra në sy prania e dy bashkëlojtarëve të Gerard Pique, të birit të autorit të këtiij romani, Cesc Fabregas dhe kapiteni i Barcës, Carles Puyol.
Në fjalën e tij, Joan Pique ia dedikoi librin edhe të birit, por edhe Shakirës, duke iu drejtuar asaj fjalë për fjalë: “Ne të duam po aq sa edhe Gerardin.”











