Jashari si titullar e pranon te Milani: Gabuam, por të mendojmë për sfidën e radhës

Feb 19, 2026 | 19:01

Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, foli për mikrofonat e DAZN pas ndeshjes në shtëpi kundër Komos, e përfunduar 1-1 dhe e vlefshme për javën e 24-t të Serisë A.

ardon-jashari

I pyetur nëse mund të fitojë më shumë hapësirë në këtë fazë të sezonit, Jashari u shpreh me qetësi dhe përqendrim te skuadra.

“Kemi luajtur më mirë krahasuar me ndeshjen e fazës së parë. Kemi qenë të rrezikshëm kur e kemi futur topin pas shpinës së mbrojtjes së tyre, si në golin e Rafës. Tani mendojmë për ndeshjen e radhës”, tha Jashari.

Mesfushori kuqezi theksoi kështu përmirësimin në lojë dhe rëndësinë e vazhdimësisë, duke e kthyer menjëherë fokusin te sfida e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura