Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në “Sy më sy” në Facebook, se ai dhe kjo qeveri janë këtu për një mision dhe një detyrë, e jo për karrige.
“Jam këtu për të marr hak për veten time”, tha Rama më tej, duke rikujtuar kohën e tij kur ishte emigrant dhe shqiptarët poshtëroheshin nga shtetet e tjera, ndërsa shtoi se “unë jam këtu që të vendosur atë “Albani” te tryeza e Këshillit Evropian”.
Kreu i qeverisë u shpreh më tej se po mos të ishte ai, apo njerëz si ai, nuk do ishte bërë historia ashtu siç është bërë.
“Po mos të ishin njerëzit si unë, apo mos të isha unë sadopak që ju bëjnë thirrje që votoni, si ata që politikën që e kanë pasur pasion, nuk do ishte bërë historia ashtu siç është bërë. Edhe e vendeve të tjera, edhe e këtij vendi. Ka qenë ca njerëz ndryshe ata që e kanë bërë historinë e këtij vendi”, tha Rama.
Edi Rama: Mirë apo keq, shumë herë nganjëherë keq, kjo qeveri dhe unë në krye të saj jemi këtu për të bërë në detyrë. Ja këtu për të bërë një detyrë, ndehem në një mision, nuk jam për të dëgjuar gjithfarëlloj llafe e për të gëlltitur poshtërsisë e sulmesh, ndaj meje, familjes, njerëzve që punoj sepse nuk kam një axhendë tjetër apo sepse nuk di të bëj punë të tjera, por sepse jam në një mison.
Kështu janë ndarë punët në këtë botë. Po mos të ishin njerëzit si unë, apo mos të isha unë sadopak që ju bëjnë thirrje që votoni, si ata që politikën që e kanë pasur pasion, nuk do ishte bërë historia ashtu siç është bërë. Edhe e vendeve të tjera, edhe e këtij vendi. Ka qenë ca njerëz ndryshe ata që e kanë bërë historinë e këtij vendi. Unë shoh nga ata, se sa janë si ata, do e tregoj koha. Nuk jam këtu se jam i lidhur nga një karrige…
Ja urdhëro “ti je më sheik sesa sheiku”, ca të të them unë ty tani, të ta them shqip fare? Jo s’po ta them se pastaj thonë u nervozua Edi Rama, se ti e do shqip farë. Ku e di ti, çfarë di ti për mua veç atyre që kam deklaruar. Ku e di që bën një ofendim kaq të madh. Kjo është arsyeja e mjaftueshme për të gjithë ata që besojnë, se unë jam këtu që të vendosur atë “Albani” te tryeza e Këshillit Evropian.
Jam këtu për të marr hak për veten time, që kur kam qenë emigrant, se kur kaloja kufirin nuk merrej pasaporta shqiptare dhe më shihte polici si dikush që po futej në një vend tjetër për të bërë një akt terrorist. Jam këtu për të marr hak për mënyrën se si janë sjellë më shqiptarët ata të cilët nuk i njihnin dhe ishin racistë.
© Panorama.al











