Andy Burnham është zgjedhur zyrtarisht lideri i ri i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, duke zëvendësuar Keir Starmer në drejtimin e partisë në pushtet.

Burnham ishte kandidati i vetëm në garë dhe mori mbështetjen e shumicës dërrmuese të deputetëve laburistë dhe organizatave të lidhura me partinë. Ai siguroi 379 nominime nga deputetët, si dhe mbështetjen e sindikatave kryesore të Laburistëve.
Në fjalimin e tij të parë si lider i ri, Burnham tha se është “gati” për të drejtuar partinë dhe për të ndërtuar një politikë të re.
Ai falënderoi paraardhësin e tij Keir Starmer, duke vlerësuar punën e tij në rikthimin e Laburistëve në pushtet, ndërsa pranoi se partia duhet të ndryshojë për t’iu përgjigjur më mirë shqetësimeve të qytetarëve.
“Ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë”, tha Burnham, duke theksuar se prioritetet e tij do të jenë zgjidhja e problemeve të qytetarëve, reforma e kujdesit social dhe forcimi i shërbimeve publike.
Burnham pritet të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Britanisë të hënën, pasi Keir Starmer t’i paraqesë dorëheqjen Mbretit Charles III.
© Panorama.al











