Izraeli, Vatikani dhe Tirana zyrtare

Jul 2, 2011 | 10:43

ALFRED ÇAKO

“Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqishëm zgjidhjen e përkrahur edhe nga komuniteti ndërkombëtar për dy shtete që të jetojnë në paqe”. Këto ishin disa nga fjalët e shpërndara në efir që kryeministri Sali Berisha do t’i thoshte ministrit të Jashtëm të Izraelit, z. Lieberman para dy-tre ditësh, në një takim të paralajmëruar në Tiranë. Ani pse z. Lieberman shprehu si primare të vizitës së tij arsyen politike të nevojës së mbështetjes prej Shqipërisë në një votim të mundshëm në OKB në lidhje me një paqe që kërkohet t’i imponohet Izraelit dhe Autoritetit të Shtetit Palestinez sipas vullnetit të numrave të anëtarëve të saj, ai kishte me vete një grup të spikatur investitorësh izraelitë, të cilët synoi t’i përdorte si karotë ndaj Tiranës për t’i dhënë pak oksigjen ekonomisë të lëmekur shqiptare, që e pret kapitalin e huaj si ujin në shkretëtirë. Në fakt, kjo përgjigje “ndërkombëtarësh” me ekuivoke e zotit Berisha mund të fshehë disa të papritura në ngjyrën e kartonit të Shqipërisë. Nisur, përveç të tjerave, dhe nga fakti se një qytetari inteligjent nuk mund t’i shpëtonte shkaku i vizitës në Tiranë të Arkipeshkvit D. F. Mambreti, ministrit të Jashtëm të Vatikanit dy ditë para z. Lieberman dhe lidhja që mund të ketë midis qëllimeve të kundërta të tyre për të intimiduar vendimin e votimit të Tiranës zyrtare në OKB. Në fakt, Shqipëria ka mundësi të votojë ose të abstenojë. Nëse voton, do të niset nga tri parime: a) morale (në favor të qëllimit palestinez dhe grupit aktual udhëheqës të SHBA); b) strategjike (sipas interesave të Shqipërisë, Kosovës, Izraelit dhe Elitës); c) personale (sipas interesave dhe këndvështrimit të momentit të z. Berisha). Duke pasur parasysh vizitën e fundit të ftohtë të Netanjahut në Shtëpinë e Bardhë, duket se Marrëveshja e Paqes do të synohet sipas pikave të hedhura në Rezolutën 242 të Këshillit të Sigurimit (nëntor 1967) sipas parimit “Tokë për Paqe”, ku pas luftërave të “gjashtë ditëve” më 1967 – të udhëhequra ushtarakisht me sukses prej M. Dajanit dhe Y. Rabinit dhe asaj të Yom Kippurit më 1973-shin kundër Sirisë dhe Egjiptit të A. Sadatit – synohej të arrihej vendosja e paqes dhe bashkëjetesa e dy popujve brenda një territori, kryesisht sipas së ashtuquajturës “Vija jeshile” e vitit 1949. Po kështu, për këtë marrëveshje janë të interesuara territorialisht dhe politikisht edhe vendet e rajonit. Madje, nëse SHBA dhe Izraeli nuk do të kishin diferenca në këtë çështje ekzistenciale, vizita e Liebermanit do të ishte e panevojshme në një vend si Shqipëria, i cili duket se është satelit i SHBA. Por, qysh nga viti ’67 kanë rrjedhur shumë ujëra në tokën e Palestinës dhe konfiguracioni i enklavave të palestinezëve ka ardhur vazhdimisht duke u tkurrur. Izraeli kërkon sot paqen 1) mbi realitetin në terren si dhe 2) marrjen e një pjese kryesore të Jerusalemit, ku po shpërngul dora-dorës gjithë administratën qendrore të Tel Avivit. Po çfarë ka ndodhur në këtë tokë që sipas ithtarit të Deklaratës Balfur, ish-kryeministrit britanik (1916-1922) Ll. Xhorxh, do të kthehej një “tokë e mjaltit dhe e qumështit” si në kohët biblike për të dy popujt? Ndodhi parashikimi i ashpër i Çeim Herzog (Presidenti i gjashtë i Izraelit, 1983-1993), i cili do të theksonte se “palestinezët nuk mund të merrnin pjesë në asnjë mënyrë në një tokë që ka qenë e shenjtëruar për popullin tonë për mijëra vjet. Për jahudinjtë e kësaj toke nuk mund të ketë ndonjë partner”. Dhe, sipas këtij parimi të shenjtë të Izraelit dhe jahudinjve, ndodhën shumë ngjarje. Palestina do të binte nën Mandatin Britanik më 1917, mandat të cilin kjo e fitoi juridikisht nga Lidhja e Kombeve më 1923-shin e deri në muajin maj të vitit 1948, kohë kur u shpall pavarësia e shtetit të izraelit. Ky moment ishte finalizimi i qëllimit të krijimit të Organizatës Sioniste më 1896 nga ateisti i madh Teodor Herzl. Ky, atëbotë shkroi një broshurë me titull “Shteti jahudi” si zgjidhje të asaj që në Europë quhej “Çështja jahudije”. Qysh nga kibbuci i parë jahudi i fermerëve socialistë rusë më 1909-n e deri më sot, çështja sioniste ka bërë hapa viganë. Madje edhe nisja apo përfundimi i dy Luftërave Botërore ka lidhje me krijimin e Izraelit. Arabët akuzojnë familjet e fuqishme të elitës financiare se ata e ngritën çështjen e krijimit të Izraelit kur në rajonin e tyre u zbulua prania e madhe e naftës dhe rëndësia e saj si burim energjie që po zëvendësonte qymyrin. Sot, jahudinjtë e të gjithë botës, nëpërmjet organizatave si Antidefamation League (Liga kundër Shpifjes) të B’nai B’rith, etiketojnë dhe dënojnë çdo antiizraelit si antisemit ose racist, gjë që është e dyshimtë si në formë, ashtu dhe në përmbajtje. Në krijimin dhe forcimin e shtetit të Izraelit ka luajtur, gjithashtu, një rol të fuqishëm edhe mafia amerikane dhe Sindikata e Krimit e drejtuar nga Mayer Lanski. Nuk ka dyshim që në bisedimet e arkipeshkvit Mambreti me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë z. Haxhinasto, pas takimit të tyre masonik, pa dyshim që është diskutuar edhe çështja e Izraelit. Për këtë çështje, si rrallëherë, Vatikani ka mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë me në krye katërshen Obama-Brzezhinski-Bajden-Klinton (megjithëse, me përjashtim të L. Xhonsonit, të gjithë presidentët demokratë kanë qenë për këtë çështje pranë Vatikanit dhe palestinezëve, kundër Izraelit). Dy hierarkët e mesit janë katolikë. Po kështu, gati 2/3 e Gjykatës Supreme në SHBA janë katolikë, ashtu si 1/3 e deputetëve dhe një numër i madh në Senat. Ndërsa znj. Klinton, megjithëse me origjinë jahudie, nuk ia fal Izraelit dhe Mosadit skenarin Levinski me Billin, burrin e saj. Është kjo katërshe, e cila e shkatërroi përkohësisht ëndrrën e Izraelit që, duke përdorur SHBA si xhandar të saj, të kthehej në një perandori moderne nga Mesdheu në Detin Arabik e Gjirin Persik, duke dërmuar ushtarakisht Iranin. Përkundër kësaj, administrata “Obama” i përmbysi thuajse të gjitha regjimet në Lindjen e Mesme, të cilat e kishin braktisur kauzën e arabëve të Izraelit dhe tashmë po sjell në fuqi regjime më të nxehta pranë kauzës së religjionit islam. Por, përveç disa luftërave të humbura nga arabët kundër Izraelit, ky i fundit tashmë është shndërruar në një nga superfuqitë bërthamore me 200-500 testata bërthamore me rreze të gjatë veprimi, ndaj këto vende e shikonin si shumë të rrezikshëm konfliktin permanent me të. Madje edhe vrasja e ish-Presidentit Kenedi, përveç edhe disa shkaqeve të tjera, ka ndodhur për shkak se ky nuk e lejonte D. ben Gurionin ta shndërronte Izraelin në një fuqi bërthamore rajonale. Nga ana tjetër, dihet se krishtërimi perëndimor, në përgjithësi, për shumë shekuj ka ushtruar një presion të madh kundër popullsive jahudije në Europë dhe kjo armiqësi është mbartur deri në ditët e sotme. Gjithashtu, vlen të theksohet fakti i trishtueshëm se si Izraeli, ashtu edhe Vatikani, nuk e kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës (ndoshta për arsye taktike dhe jo strategjike), dhe kjo çështje mund të shfrytëzohet në çdo moment nga Shqipëria. Ndoshta është e tepërt të tregojmë influencën e fortë të Vatikanit ndër shekuj në Shqipëri, ashtu si deri më sot, me komunitetin e vet prej 15%-20%; influencën me vende të tilla si Kroacia, Hungaria, Polonia, Austria dhe vendet latine etj. Gjithashtu, Vatikani ka grupe të forta adhuruesish cilësorë ndër institucionet shqiptare dhe ndër dy partitë kryesore politike në vend. Ndërsa arma më e fortë e Izraelit, pas Marrëveshjes së Ruajtjes së Investimeve më 1996-n me Shqipërinë është arma ekonomike dhe sidomos ajo financiare. Nga pikëpamja shpirtërore vlen të theksohet ligji “Dita e kujtesës”, vendosja e kryerabinit të Shqipërisë J. Kapllan etj. Sot në Shqipëri ka rreth 140 rezidentë jahudinj, 40 prej të cilëve e mohuan kryerabinin Kapllan, sipas gazetës “Jerusalem Post”. Ashtu siç thoshte Napoleoni, jahudinjtë janë një hap para gjithë të tjerëve. Megjithatë, duhet pasur parasysh kërkesa e B. Franklinit në Kongres disa muaj para vdekjes, që të vendosej me ligj se SHBA do të ishin një tokë e parimeve të krishtera, ndaj s’duhej lejuar asnjë jahudi si rezident brenda saj, pasi ata e fillonin biznesin me misra të ziera në një rrugicë dhe para se të vdisnin ishin shndërruar në pronarë të të gjithë rrugës. Por, nëse do të zbatohej ky propozim i tij, ndoshta SHBA do të ishte sot e dobët si Meksika, ose si Argjentina.
Si mund të veprojë Berisha?
Duke parë reagimin e Kongresit të SHBA pro Netanjahut dhe kundër kërkesës së Obamës për çështjen e kufijve dhe paqes Izrael-Palestinë, të bazuar kryesisht mbi Rezolutën 242 të Këshillit të Sigurimit, ka mundësi që edhe shumë ambasadorë të SHBA të punojnë nën rrogoz kundër linjës zyrtare Obama. Pra SHBA është e përçarë politikisht për këtë problem. Nëse në Uashington do të ishin në pushtet neokonsët e Scull&Bones, Izraeli s’kishte nevojë të bënte demarshe si ky i Liebermanit. Në një pozitë të përafërt është vendosur vazhdimisht Izraeli nga administratat demokrate, si ato Karterit e Klintonit. Madje ky i fundit bëri shumë hapa para drejt finalizimit të paqes, sidomos në vitin ’93, me firmosjen e Deklaratës së Oslos midis Rabinit dhe Arafatit dhe në takimet e shkëlqyera në Camp David më 2000-shin midis Barakut dhe Arafatit. Nisur nga sa më sipër, midis ambasadorëve të SHBA dhe Izraelit në Tiranë, z. Arvizu dhe z. Cohen, mund të ketë një sintoni të fshehtë, ansi pse i pari mund të kërkojë zyrtarisht nga z. Berisha mbështetje për linjën zyrtare të SHBA në OKB. Kjo hipotezë do të varet nga fakti se me kë rrymë në SHBA, pro ose kundër Izraelit, është më afër z. Arvizu. Gjithsesi, megjithëse situata është një matricë e vështirë, edhe pse gjasat më të mëdha janë që z. Berisha ta mbështesë linjën zyrtare Obama, përsëri mundet që i pari të bëjë disa kalkulime nisur nga interesi i tij personal për të fituar një mbështetje nga SHBA në zgjedhjet e përgjithshme tek ne më 2013-n. Kjo do të varet nga fakti i ndërhyrjes së Izraelit te Berisha nëpërmjet lobuesve të SHBA dhe nga fakti i perceptimit të z. Berisha se cili krah do të fitojë më 2012-n në SHBA. Nëse ai mendon se gjasat e humbjes së Obamës janë të mëdha, atëherë ka mundësi që z. Berisha të votojë pro interesave të Izraelit. Ani pse moralisht populli palestinez ka të drejtë për të pasur territoret e tij jetike dhe, ani pse shqiptarët janë në shumicë myslimanë nga origjina, në këtë rast z. Berisha do të votojë politikisht dhe sipas interesave personale të grupit të tij blu, me synimin për një fitore tjetër më 2013-2017. Një votim i tillë, sipas vektorit të neokonsëve dhe elitës financiare botërore, mund t’i jepte një krisje marrëdhënieve të PD-së me vendet satelite dhe vetë Vatikanin si dhe një dobësim të marrëdhënieve të mira të PD me pjesën e Veriut katolik shqiptar dhe me një grup religjioz praktikant myslimanësh shqiptarë. Gjithsesi, nëse në një rast të tillë hipotetik e të rrezikshëm, mbështetja e jahudinjve dhe neokonsëve do të ishte si rrallëherë e sinqertë dhe, nëse vërtet më 2012-n do të humbte z. Obama, me miq të tillë z. Berisha do ta kishte më të lehtë t’i rikuperonte dëmet drejt një mandati të tretë, gjë të cilën ai e ka ëndërr të shprehur në të gjitha deklaratat e tij.

© Panorama.al

Te lidhura