Izraeli planifikon të vazhdojë operacionet ushtarake kundër Iranit për disa javë! Ministri i Jashtëm: Nuk duam të përballemi çdo vit me një luftë tjetër

Mar 15, 2026 | 14:34

Ushtria e Izraelit planifikon të vazhdojë fushatën ushtarake kundër Iranit për të paktën edhe tre javë të tjera, pasi “mijëra objektiva” mbeten ende për t’u goditur, deklaroi për CNN një përfaqësues i Forcës Izraelite të Mbrojtjes (IDF).

sulmet

Zëdhënësi i IDF, Effie Defrin, tha se ushtria izraelite ka ende një numër të madh objektivash në Iran dhe se operacionet po zhvillohen në koordinim me aleatët amerikanë.

“Kemi përpara mijëra objektiva. Jemi të përgatitur, në koordinim me aleatët tanë amerikanë, me plane që shtrihen të paktën deri në festën hebraike të Passover, rreth tre javë nga tani. Madje kemi plane edhe për tre javë të tjera pas kësaj,” u shpreh ai.

Ndërkohë edhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, deklaroi se Izraeli dhe SHBA-të do të vazhdojnë operacionet ushtarake derisa të arrijnë objektivat e tyre në konfliktin me Iran.

“Ne duam të eliminojmë kërcënimet ekzistenciale nga Irani në afat të gjatë. Nuk duam të përballemi çdo vit me një luftë tjetër,” u shpreh Saar.

© Panorama.al

Te lidhura