Iu afrua t’i bënte pyetje, Erion Braçe shtyn me forcë gazetarin Marsel Rupi! Reagon Asociacioni: Sjellje të tilla krijojnë një precedent të rrezikshëm! Deputeti të kërkojë ndjesë

Jul 14, 2026 | 13:57

Gazetari i News24, Marsel Rupi u përball me një sjellje të pakëndshme dhe agresive nga deputeti i PS Erion Braçe teksa ky i fundit po hynte në Kryesinë e Kuvendit.

Në pamje, shihet teksa gazetari i afrohet deputetit për t’i bërë një pyetje, ndërsa e shtyn atë dhe përdor një gjuhë të papërshtatshme.

“Ik tani, ec”, dëgjohet të thotë Braçe teksa shtyn gazetarin.

Pamjet janë filmuar me telefon nga një emigrant që ndodhej përpara Kuvendit. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë, duke dënuar sjelljen e ligjvënësit dhe duke bërë thirrje që të kërkojë ndjesë nga gazetarit.

Asociacioni thekson se çdo formë pengimi apo kontakti fizik ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës është e papranueshme, duke shtuar se sjellje të tilla krijojnë një precedent të rrezikshëm dhe japin mesazh negativ për lirinë e medias të drejtën e publikut.

Sjellje të tilla krijojnë një precedent të rrezikshëm dhe japin një mesazh negativ për lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar. Përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve duhet të tregojnë standardet më të larta të komunikimit me median dhe të respektojnë rolin kushtetues që gazetarët luajnë në një shoqëri demokratike. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i bën thirrje deputetit Erion Braçe të reflektojë mbi këtë sjellje dhe të kërkojë ndjesë publike ndaj gazetarit Marsel Rupi.”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i Asociacionit:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon sjelljen e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Erion Braçe, gjatë ditës së martë, përpara hyrjes në Kryesinë e Kuvendit.

Ka qenë gazetari i televizionit News24, Marsel Rupi, i cili ka tentuar t’i drejtojë një pyetje deputetit Braçe. Megjithatë, sapo i është afruar, në pamjet filmike duket se deputeti e ka shtyrë fizikisht gazetarin, duke i pamundësuar ushtrimin e detyrës së tij profesionale.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e konsideron të papranueshme çdo formë pengimi, intimidimi apo kontakti fizik ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës. Gazetarët kanë të drejtë të bëjnë pyetje ndaj zyrtarëve publikë, ndërsa këta të fundit kanë të drejtën të mos përgjigjen, por në asnjë rast të përdorin forcë fizike apo sjellje që cenojnë integritetin e tyre.

Sjellje të tilla krijojnë një precedent të rrezikshëm dhe japin një mesazh negativ për lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar. Përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve duhet të tregojnë standardet më të larta të komunikimit me median dhe të respektojnë rolin kushtetues që gazetarët luajnë në një shoqëri demokratike.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i bën thirrje deputetit Erion Braçe të reflektojë mbi këtë sjellje dhe të kërkojë ndjesë publike ndaj gazetarit Marsel Rupi.

Njëkohësisht, u kërkon të gjithë zyrtarëve publikë të respektojnë punën e gazetarëve dhe të garantojnë që incidente të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

© Panorama.al

Te lidhura