Fotomontazhi ‘Dekorata Mjeshtre e Madhe e Punës’ fut në sherr Çiljeta Xhilagën dhe Gjergj Lekën! Kantautori: Ditë e turpshme! Të vlerësoj si vajzë, por jo për artin! Këngëtarja: Uroj të të vijë pak turp…

Jul 14, 2026 | 14:08

Një lajm i rremë i shpërndarë në rrjetet sociale është bërë shkak për një përplasje mes këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe kantautorit Gjergj Leka.

ciljeta

Gjithçka nisi nga një fotomontazh që qarkulloi online, ku pretendohej se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj kishte dekoruar Çiljeta Xhilagën me titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”. Postimi I rremë, u shpërnda me shpejtësi dhe solli reagime të shumta.

Një prej reagimeve më të komentuara ishte ai i Gjergj Lekës, i cili e ironizoi duke shkruar: “Duhet të jetë sarkazma e vitit…”. Kantautori shtoi më tej se, nëse nuk bëhej fjalë për humor, një vlerësim i tillë do të ishte “dita më e turpshme e presidentit shqiptar”.

komenti gjergjit

Komentet e Lekës nuk kaluan pa përgjigje nga Çiljeta Xhilaga. Këngëtarja sqaroi se lajmi ishte i pavërtetë dhe kritikoi mënyrën e reagimit të tij, duke e konsideruar të papërshtatshme për një artist.

“Qetësohu Gjergj, mik i dajës tim Orhan Zeneli, është thjesht një lajm i rremë. S’kam marrë asnjë dekoratë, por është e turpshme se si një artist si ty mund të shprehet në këtë formë me kaq mllef. Mirë komentuesit e thjeshtë që ju ka zënë zemra merimanga mllefi prej vitesh por të shprehesh ti është e turpshme!”, shkroi Çiljeta në reagimin e saj.

Ajo theksoi se rrugëtimi i saj artistik prej më shumë se dy dekadash dhe realizimi i ëndrrave personale kanë qenë më të rëndësishme sesa vlerësimet apo kritikat e të tjerëve.

Për çfarë kam kontribuar unë prej vitit 2000 e deri sot ka pak rëndësi për mua se sa vlerësohet.  Edhe 41 vjeç sot dhe pa bërë këngë të reja prej vitesh edhe me 10 kilogramë më tepër në trup prapë “full” e mbushur kur këndoj në koncert. Por për mua rëndësi ka që kam plotësuar ëndrrat e mia duke kënduar, prezantuar apo edhe aktruar se sa opinion i disave, dhe faleminderit Zotit që s’kam ego të errët që të arrij të nxjerr mllef për të tjerët. Qofsh mirë Gjergj, ndaj Zoti disa njerëz i ka lënë në hije se siç kanë shpirtin ja u jep edhe jetën.

Shëndet paç dhe uroj të të vijë pak turp nga vetja brenda ndërgjegjes tënde egoiste të errët që një shpirti artistik nuk i rri”, u shpreh këngëtarja.

komenti i ciljetes

Por debati vijoi edhe me një tjetër reagim nga Gjergj Leka. Kantautori sqaroi se e vlerëson Çiljetën si person, por ka një tjetër qëndrim për kontributin e saj në muzikën shqiptare.

“Të vlerësoj për vajzën që je, por jo për atë që ke dhënë për artin shqiptar. Janë dy anë të ndryshme të medaljes. Më bëhet zemra mal kur shoh që kohët e fundit jeta jote dhe shijet e tua muzikore kanë ndryshuar. Të uroj jetë e muzikë me vlera”, shkroi ai.

Në fund, Leka iu përgjigj edhe akuzës së Çiljetës për “turpin”, duke e mbyllur replikën me një tjetër koment ironik: “Përsa i përket turpit që duhet të kem unë, e thënë nga ti më bën të gajasem”.

komenti i gjergjit 2

© Panorama.al

Te lidhura