Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar për sjelljen e deputetit socialist, Erion Braçe drejtuar gazetarit të Neës24, Marsel Rupi, të cilin e shtyu me forcë pasi ky i fundit iu drejtua për t’i bërë një pyetje.
Në reagimin e tij, Shehaj thekson se dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe se sjellja e Braçes është pasojë e arrogancës dhe paprekshmërisë që ka krijuar Edi Rama me modelin e tij qeverisës.
“Dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme! Është e paimagjinueshme që një deputet i Kuvendit të ngrejë dorë ndaj një gazetari. Kjo është pasojë e arrogancës, bullizmit dhe paprekshmërisë që ka krijuar Edi Rama me modelin e tij qeverisës. Po i lënë nervat. Po u vjen fundi!”, ka shkruar Shehaj.
© Panorama.al












