Ministria e Jashtme italiane ka këshilluar qytetarët e saj që të shmangin vendet ku ka grumbullime në Shqipëri.
Roma zyrtare ka futur Shqipërinë në vendet e krizës duke theksuar se për shkak të tensioneve politike që po karakterizojnë vendin pas zgjedhjeve, protestat jo vetëm në Tiranë por edhe në rrugët nacionale kryesore të vendit duhen shmangur.
Roma zyrtare u ka kërkuar qytetarëve që janë në Shqipëri dhe sidomos atyre që do të udhëtojnë drejt vendit tonë, qe gjatë këtyre ditëve të regjistrojnë me kujdes detajet e udhëtimit.











