Euro ’12, Italia frenon 1-1 kampionët e Spanjës

Jun 10, 2012 | 20:08

Spanja dhe Italia mund të cilësohej si një nga finalet e parakohshme, duke u bazuar te prestigji i dy ekipeve kombëtare. Dueli mes tyre ishte edhe më i rëndësishmi në grup, pasi përballeshin favoritet për të siguruar çerekfinalet. Gjithsesi, të kaltrit e Prandelit e kanë humbur disi statusin e “të frikshmit”, për vetë paraqitjet e dobëta në ndeshjet e fundit, ndërsa janë të goditur psikologjikisht nga skandali i basteve në Itali. Ka shumë që këtë fakt e konsiderojnë si një stimul plus të axurrëve për të dhënë gjithcka kanë, si një moment krenarie e tyre dhe dalje mbi problematikat në fjalë. Kjo vlente më tepër nëse ndodhte triumfi ndaj kampionëve të Europës në fuqi, ndaj të cilëve kanë plot 92 vite pa u mundur në garat evropiane. Ia arriten kesaj edhe kete here, duke barazuar 1-1. Iberikët nga ana e tyre konsiderohen favoritët kryesorë të këtij turneu dhe do te bëjnë cmos të mbrojnë kurorën. Barazimi ne sfiden e pare nuk e erreson aspak pritshmerite e te besuarve te Del Boskes.

Me shume lexoni KETU

© Panorama.al

Te lidhura