Një e treta e italianëve besojnë se vendi do të ishte më mirë nëse do t’i kthehej liretës, sipas një sondazhi publikuar në “Corriere della Sera”. 65 për qind e të anketuarve besonin se futja e monedhës së përbashkët më shumë ka dëmtuar sesa ka sjellë të mira për ekonominë italiane. Dhe besimi në Bashkimin Europian ishte i nivelit më të ulët në shumë vite, vetëm 51 për qind. Qeveria teknokrate e Mario Montit e mori pushtetin në nëntor dhe po kryen masa të ashpra kursimi për të luftuar problemet me borxhin e brendshëm. Mbështetja publike për Montin u rrit në 56 për qind, nga 46 për qind që ishte një muaj më parë. Italia ka borxhin më të keq në eurozonë pas Greqisë dhe është një nga vendet europiane, vlerësimi i së cilës u ul tri ditë më parë nga “Standard & Poor’s”. Vlerësimi i aftësisë së saj paguese u ul me pikë, duke arritur në BBB+.











