Itali, 400 refugjatë libianë shpëtohen nga rojat bregdetare

May 9, 2011 | 13:54

Zyrtarët italianë njoftuan se të paktën 400 emigrantë libianë kanë arritur deri në ishullin italian, Lampeduza, pasi anija e tyre kishte ngecur në rërë. Mes tyre kishte panik pasi shumë të tjerë kishin rënë në det. Policia njofton se të gjithë ata që ishin në bordin e kësaj anije, janë shpëtuar, ndërsa vetëm pak prej tyre janë lënduar. Lampeduza është ishulli më i afërt me kontinentin afrikan dhe ka pritur mijëra emigrantë që janë larguar që prej trazirave në Tunizi dhe Libi.

© Panorama.al

Te lidhura